Digjen disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

Digjen disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në Tiranë, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut. “Megjithëse në vendngjarje janë 6 zjarrëfikëse dhe 30 forca të këtij shërbimi, flakët nuk janë neutralizuar duke shkaktuar panik tek banorët dhe pronarët e magazinave”, tha gazetarja Xhensila Kodra, e cila ndodhet në vendngjarje. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.