Diellorët zbresin me këmbë në tokë/ Pas euforisë fillestare, bizneset e diellit përballen me realitetin e vështirë të shifrave

Diellorët zbresin me këmbë në tokë/ Pas euforisë fillestare, bizneset e diellit përballen me realitetin e vështirë të shifrave

Klodian TomorriShqipëria zhytet shpesh në situata të euforisë kolektive. Vite më parë, në qeverinë e Partisë Demokratike, bizneset dhe sekserët u vërsulën masivisht drejt hidrocentraleve, teksa për çdo përrua të vendit mbiu nga një liçencë HEC-i. E gjitha u bë aq komike saqë shumë shpejt liçencat nisën të tregtoheshin si të ishin komoditete burse. Pas hidrocentraleve të rrëkeve u erdhi radha kullave të larta. Edhe këtu grotesku arriti kulmin, teksa vendi më i varfër i Europës u bë punëdhënësi më i madh i arkitektëve në botë dhe projektoi kate kullash më shumë se e gjithë Europa bashkë. Por ashtu si një pjesë e madhe e liçencave të hec-eve edhe projektet e kullave ngelën në letra bakalli. E megjithatë Shqipëria nuk zë mend. Euforia u përsërit....