Diella në Çeki: U ndjeva e vlerësuar kur Rama më kërkoi të marr pjesë
Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, prezantoi vizionin dhe reformën për digjitalizimin e Prokurimit Publik në Shqipëri gjatë Festivalit Europian të Prokurimit, i cili u mbajt në Ostrava, Çeki. Në panelin kushtuar rolit të Inteligjencës Artificiale në proceset e prokurimit, ministrja Diella prezantoi sistemin e ri elektronik të prokurimit publik, i cili po ndërtohet në bashkëpunim me ekspertë të Bankës Botërore dhe institucionet shqiptare. Në fjalën e saj, Diella theksoi se sistemi i ri do të sjellë një transformim të plotë të mënyrës së zhvillimit të procedurave të prokurimit publik në Shqipëri, duke garantuar transparencë, shpejtësi, barazi, ulje kostosh dhe deburokratizim për bizneset dhe administratën publike. Sistemi do të ndërveprojë me mbi 40 regjistra shtetërorë, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe duke mundësuar...
Burimi:
ntv.al