Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Kjo e premte do të sjellë në vendin tonë vijimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët. Gjatë ditës do të mbizotërojnë kthjellimet, por në zonat malore do të ketë edhe vranësira e reshje lokale. Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 16 gradë, teksa pritet të arrijnë deri në 30 gradë Celsius gjatë ditës. Era do të fryjë me shpejtësi 14 m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. Top Channel