Dhunoi policin bashkiak pasi i vendosi gjobë për parkim, përfundon në pranga 43-vjeçari në Vlorë
Arrestohet në flagrancë një 43-vjeçar pasi ushtroi dhunë fizike ndaj një punonjësi të Policisë Bashkiake për shkak të detyrës. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës” , shtetasin M. L., 43 vjeç, banues në Vlorë. Sot, rreth orës 10:55, në rrugën “Mitaq Salati”, në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për shkak të vendosjes së një mase administrative ndaj automjetit të tij për parkim të gabuar, shtetasi M. L ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit të Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasit S. N., 28 vjeç, banues në Vlorë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Vlorë për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Burimi:
sot.com.al