Dhunoi Fatmir Metën në ambientet e IKMT, shpallet në kërkim Klesti Çela, Policia: U ndihmua nga 3 persona
Fatmir Meta-Klesti Çela TIRANË-Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim drejtorin e Mjedisit në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), Klesti Çela pas sherrit që ndodhi një ditë më parë brenda ambienteve të këtij institucioni. Raportohet se Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta është goditur nga Çela dhe tre persona që e shoqëronin. Meta u dhunua me qytë pistolete nga drejtori i mjedisit të IKMT dhe dhe tre personat e tjerë ende të pa identifikuar, brenda ambienteve të institucionit. Përplasja ka ndodhur pas një debati të mëparshëm mbi një grup inspektimi për çështjen e dherave. Klesti Çela pretendonte se Meta i ka ndërhyrë në punë në lidhje një grup inspektimi. Pas sherrit brenda ambjenteve të institucionit, Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula vendosi pezullimin nga detyra të...
Burimi:
zeri.ai