Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet
Dy vëllezër nga Laçi janë dhunuar mëngjesin e sotëm, ndërsa njëri prej tyre dyshohet i plagosur me armë zjarri. Klisman Rrapushi(Lepuri) dhe Klaudio Gega(Lepuri) janë paraqitur për ndihmë mjekësore në spital dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur. Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.06.2026, rreth orës 03:00, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, në spital, shtetasi K. Rr.(L.), banues në Laç, i dëmtuar në këmbë dyshohet me armë zjarri, dhe vëllai i tij, shtetasi K. G.(L.), i dëmtuar në këmbë(ndrydhur). Të dy shtetasit janë jashtë rrezikut për jetën, dhe kanë deklaruar se janë dëmtuar nga disa shtetas të panjohur prej tyre, në ambientet e jashtme të një subjekti në rrugën “Faik Konica”. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për identifikimin dhe...
Burimi:
top-channel.tv