Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e autores: Vajza ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja e njërës prej vajzave 15-vjeçare të përfshira, e cila, me lot në sy, i ka kërkuar falje publike 17-vjeçares së dhunuar dhe familjes së saj, duke shprehur keqardhje të thellë për atë që ka ndodhur. Prindërit e adoleshentes tregojnë se janë informuar fillimisht për ngjarjen përmes mediave dhe më pas janë shoqëruar në polici, ku kanë dhënë deklarimet e tyre përpara autoriteteve. Sipas tyre, vajza e tyre 15-vjeçare është diagnostikuar rreth tre muaj më parë me probleme të shëndetit mendor dhe që prej asaj kohe kanë kërkuar ndihmë pranë institucioneve për trajtimin e saj. Ata pohojnë se e mitura kishte...