Deti i ‘turret’ Karavastasë/ Stuhia çan argjinaturën, zhduket bregu nga dallgët tre metra të larta
Kjo e hënë ka sjellë dëme të rënda në vijën bregdetare të Adriatikut, në zonën e Divjakës, ku argjinatura detare është çarë si pasojë e motit ekstrem. Erërat e forta deri në 8 ballë krijuan dallgë që arritën deri në 3 metra lartësi, duke kapërcyer argjinaturën dhe duke shkaktuar shembjen e saj. Mbi 70 metra argjinaturë ranore janë gërryer dhe shkatërruar nga forca e detit, ndërsa ujërat e kripura kanë vërshuar drejt lagunës së Karavastasë dhe tokave bujqësore në zonën e Bedatit. Sipas specialistëve, situata u krijua pasi dallgët e mëngjesit kapërcyen lartësinë mbrojtëse të argjinaturës. Edhe pse investimet në këtë argjinaturë janë kryer katër herë, duke u spostuar gradualisht drejt tokës lagunore, deti ka vijuar të përparojë, duke shkatërruar gjithçka përpara. Pasojat janë të...
Burimi:
top-channel.tv