Detaje të reja nga mbledhja e PS/ Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës, Rama shqetësim për…
Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga mbledhja e djeshme e takimit të zgjeruar të grupit socialist. Mësohet se Rama nuk e ka fshehur shqetësimin e luftës së brendshme brenda PS. Sipas burimeve Rama mësohet të ketë thënë që “nëse nuk ruajmë imunitetin dhe të kemi qëndrime të unifikuara, PS rrezikon të fragmentizohet më keq se kundërshtarët”. Burime te sigurta bëjnë të ditur gjithashtu se në takimin e Asamblesë së PS-së në njësinë 5 që u zhvillua dje pas mbledhjes grupit, socialisti Erion Braçe gjatë fjalës së tij, është vetëofruar si kandidat për Bashkinë e Tiranës, deri tek mundësia për te dalë si kandidat i pavarur.
Burimi:
sot.com.al