Burimi:
sot.com.al

Foto © sot.com.al
Detaje nga vrasja e Mondi Mëhallës, zbulohet skenari i atentatit mafioz që tronditi Elbasanin
Emisioni “Në Shënjestër” ka hedhur dritë mbi vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla, i cili u ekzekutua brenda makinës së tij “Range Rover” në Elbasan, sapo kishte dalë nga banesa e nënës së tij. Dokumentari zbulon detaje kyçe të hetimit, nga përplasjet e tij me ish-ortakun në biznes deri te pistat që çuan në zbardhjen e motiveve të krimit. Po ashtu, emisioni sjell të dhëna të reja mbi mënyrën se si u identifikua automjeti “Audi” i përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë. Pjesë nga dokumentari: Por si mbërriti grupi hetues te personat e dyshuar si organizatorë dhe ekzekutorë të biznesmenit Mondi Mëhalla, ku deri më tani janë kryer katër ndalime. Konkretisht Xhino Ago, 32 vjeç, ish-ortak me viktimën në një nga bizneset e tij,...







