Detaje nga aksidenti në Lezhë, humb jetën polici dhe bashkëshortja mësuese, plagosen nëna e fëmija

Detaje nga aksidenti në Lezhë, humb jetën polici dhe bashkëshortja mësuese, plagosen nëna e fëmija

Ditët e para të vitit 2026 kanë nisur të përgjakura nga aksidentet, ku mëngjesin e sotëm një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë- Shkodër. Nga përplasja e fortë e dy automjeteve në afërsi të fshatit Gocaj, dy persona kanë ndërruar jetë, ndërsa 1 grua dhe një fëmijë që udhëtonin me mjetin tjetër janë plagosur. Dy viktimat janë një çift bashkëshortësh nga Puka, të cilët janë identifikuar Elona Florini 42- vjeç dhe Petrit Florini, 53- vjeç ky i fundit me detyrë efektiv policie, ndërsa gruaja me profesion mësuese. Për nxjerrjen e trupava kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të cilët më pas u morën me ambulancë. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë, temperatura e ulëta dhe ngricat në Rrugën e Kombit kanë shkaktuar një tjetër aksident, ku një autobus është përmbysur në afërsi të Rrëshenit. Një tjetër aksident...