Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD: Rama po mban peng procesin për Ballukun

Dështon edhe sot mbledhja e Këshillit të Mandateve, PD: Rama po mban peng procesin për Ballukun

Anëtarët demokratë të Këshillit të Mandateve janë paraqitur mesditën e kësaj të enjte në kryesinë e Kuvendit, ku kanë kërkuar që të zhvillohet mbledhja për imunitetin e Belinda Ballukut. Por pavarësisht kërkesës së tyre edhe ditën e sotme mbledhja nuk është zhvilluar pasi pala socialiste nuk është paraqitur. Deputetët demokratë gjejnë derën të mbyllur Në një deklaratë për mediat, demokratët thonë se po shkelet rregullorja me mos thirrje të mbledhjes nga kryetari Niko Peleshi ndërsa kanë ngritur akuza se procesi po zvarritet me urdhër të Edi Ramës. Deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se opozita ka përgatitur një kallëzim penal ndaj kryeparlamentarit Peleshi për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim detyre. “PD e ka bërë të qartë gjatë të gjithë kësaj kohe që jemi në mbështetje të vijimit...