Dëshmoi në Hagë, ish-zv.komandanti i UÇK-së: Nuk i ikim drejtësisë, por jo procese politike

Dëshmoi në Hagë, ish-zv.komandanti i UÇK-së: Nuk i ikim drejtësisë, por jo procese politike

Ish-zv/komandanti i UÇK-së dhe ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati deklaroi se marshimi ishte një mesazh i qartë për drejtësi të paanshme. Kastrati theksoi se në Kosovë ekziston perceptimi se procesi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, të cilët ndodhen prej më shumë se pesë vitesh në paraburgim në Hagë, është i njëanshëm dhe me ngarkesë politike. ”Sot Kosova ka festuar 18-vjetorin e saj dhe ka pasur aktivitete të shumta ku forcat e armatosura kanë parakaluar me armatimet dhe pajisjet që disponojnë dhe gjithashtu dhe policia e Kosovës. Asnjëherë më parë nuk ka pasur në Kosovë kaq shumë njerëz për të marshuar për drejtësi dhe jo për politikë dhe kjo ka qenë një mesazh i qartë për gjykatën Speciale në Hagë sepse gjatë të...