Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Dervishi: Reshjet zbuluan propagandën e qeverisë, rrugët e reja u shembën me dy pika shiu

Reshjet e fundit të shiut dhe dëborës kanë nxjerrë në pah problemet e infrastrukturës rrugore në vend, me akse të shumta që janë shembur ose bllokuar, duke shkaktuar kaos dhe dëme të konsiderueshme. Drejtuesi i departamentit të Transportit dhe Infrastrukturës në Partinë Demokratike, Besnik Dervishi, akuzon qeverinë për dështim dhe propagandë. Sipas Dervishit, moti i keq shërbeu si një “test prove” që nxori zbuluar propagandën e kësaj qeverisje përsa i përket investimeve në infrastrukturë. Ai thekson se problemet aktuale nuk janë thjesht pasojë e motit, por e cilësisë së dobët të punimeve dhe kostove të larta e të pajustifikuara. Duke bërë një krahasim me periudhën kur PD ishte në pushtet, Dervishi pretendon se rrugët e ndërtuara në atë kohë janë ende sot akset më të...