Deputetja e Vlorës: Në mars ’97 protestoja kundër Sali Berishës, sot jemi kolegë në Parlament
Briseida Çakërri është deputetja më e re e Kuvendit të Shqipërisë, përfaqësuese e qarkut të Vlorës. Ajo u betua më 30 tetor, duke zënë vendin e Bruna Mersinit, e cila kandidoi dhe fitoi postin e kryetares së Bashkisë së Vlorës. Rrugëtimi i saj drejt politikës nuk ka qenë i shpejtë, por i ndërtuar me vite përkushtim, aktivitet dhe pasion për qytetarët dhe vendin e saj.Në një intervistë për emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTv, Çakërri rrëfeu emocionet e momentit kur u betua në parlament: “E thashë pak ëmbël fjalën ‘betohem’, por nuk mund ta përshkruash dot me fjalë emocionin, nderin dhe përgjegjësinë që ndjeva. Ishte një nga momentet më të bukura të rrugëtimit tim”. Ajo shtoi se të qenit deputete ka qenë gjithmonë një...
Burimi:
argjiroja.net