Deputetja e PS-së paralajmëron opozitën: Për reformat e rëndësishme nuk ju presim pafundësisht

Deputetja e PS-së paralajmëron opozitën: Për reformat e rëndësishme nuk ju presim pafundësisht

Deputetja e PS-së, Marjana Koçeku ka dhënë një paralajmërim të qartë për opozitën lidhur me procesin e reformave të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për të puna përpara është intensive dhe nuk mund të mbetet peng i mospranisë së opozitës në komisionet parlamentare. “Ne e kemi shumë të rëndësishme që të vazhdojmë me punë intensive që na pret përpara sa i përket reformave që ne duhet të bëjmë për integrimin në BE. Për këtë janë ngritur edhe shumë komisione të tjera shtesë me qëllim përshpejtimin e këtij procesi. Ka patur edhe përplasje me opozitën, por besoj se nuk do ta lejojmë që të bëhet pengesë për punën tonë, pasi progresi drejt BE është shumë më i rëndësishëm se gjërat e tjera”, u...