Deputeti socialist tregon se kur është gati raporti për imunitetin e Ballukut

Deputeti socialist tregon se kur është gati raporti për imunitetin e Ballukut

Vendimi për çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut në Partinë Socialiste do të merret pasi të përfundojë raporti i Këshillit të Mandateve. Kështu tha deputeti socialist Eduart Shalsi, sipas të cilit, raporti mund të jetë gati në fillim të javës. “Ne jemi duke pritur raportin. Kam përshtypjen që besoj në fillim të javës do ta kenë gati edhe pjesa e specialistëve. Unë nuk jam jurist, nuk jam i përfshirë direkt në hartimin e raportit. Mezi pres ta lexoj, ta shoh dhe pastaj do të merret vendimi”, tha në A2 CNN. Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend raportin ku në 6 pika argumentoi se përse Kuvendi duhet të pranojë kërkesën SPAK-ut dhe të votojë prop heqjes së imunitetit të Belinda Ballukut. Gjykata Kushtetuese zbardhi sot vendimin...