Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve

Deputeti Luçiano Boçi përplaset me policinë, hidhet gazlotsjellës dhe ujë me piper ndaj protestuesve

Protesta e opozitës u zhvendos nga Kryeministria drejt godinës së Kuvendit. Përplasjet nuk kanë munguar me policinë, pasi protestuesit kanë tentuar të futen brenda në godinë. Gjatë tensioneve edhe deputetët e PD-së u përplasën me policinë. Situata para Parlamentit u tensionua edhe më shumë kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi u përplas me forcat e rendit. “Policia duhet të bëjë detyrën jo të godasë qytetarët dhe të hedhë gaz lotësjellës. Sjellja e tyre në disporpocion, dhe shtoi tensionin që u reflektua para Kuvendit. Do të vijojmë të qëndrojmë këtu”, tha Boçi teksa komentoi përplasjen qe ai pati me uniformat blu. Pas kësaj, forcat e rendit hodhën sasi të madhe gazi lotsjellës dhe ujë me piper për të shpërndarë protestuesit. “Po protestojmë për copën e...