Deputeti Korreshi: Protesta tregoi mllefin qytetar, reagimi i policisë ishte i tepruar

Deputeti Korreshi: Protesta tregoi mllefin qytetar, reagimi i policisë ishte i tepruar

Deputeti i PD, Saimir Korreshi komenton protestën e së shtunës së kaluar, duke theksuar se aksioni ishte një shprehje e mllefit qytetar dhe jo pjesë e një skenari të organizuar. Ai u ndal tek debati për pezullimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese, duke kritikuar komisionin dhe qeverinë për mungesë transparence. ”Askush nuk foli për shtyrje për shkak të Gjykatës Kushtetuese, por u mbyll pa datë dhe pa motiv”,-tha Korreshi. Korreshi e cilësoi pjesëmarrjen në protestë të lartë dhe përfshirjen e familjarëve dhe grave si një tregues të rëndësisë së ngjarjes. Ai theksoi se qytetarët protestuan për “vjedhjen që ka bërë qeveria” dhe jo për individë politikë. Sipas tij, reagimi i policisë ishte i tepruar dhe i paligjshëm, duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me piper...