Denoncimi/ Onkologjiku prej 3 ditësh pa radioterapi, 100 pacientë në ditë pa trajtim
Prej 3 ditësh në spitalin Onkologjik nuk bëhen rrezet për personat të cilët vuajnë nga kanceri. Sipas gazetarit Osman Stafa, prej 3 ditësh 2 akserelatorët e vetëm që ndodhen në atë spital, nuk punojnë. Kjo për shkak se njërit prej bunkerëve i është prishur dera, dhe tjetri ka probleme me funksionalitetin. Sipas gazetarit janë rreth 100 pacientë në ditë që shkojnë në spitalin Onkologjik për të bërë radioterapi (rreze), siç e parashikon edhe protokolli. Dy pacientë të cilët folën për Osmanin, thanë se ndodhen në një situatë të vështirë, për shkak se lufta e tyre ndaj kancerit është ndalur. Gazetari: Ti ke ardhur sot këtu për të bërë rrezet? Pacientja: Erdha dje, aparati I prishur. Erdha sot, aparati I prishur. Edhe sa do vuaj unë, paguaj makinë,...
Burimi:
gijotina.com