Denoncimi i Fiks Fare/ Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në  Pogradec, jepet me qira për gjellëtore!

Denoncimi i Fiks Fare/ Si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec, jepet me qira për gjellëtore!

Fiks Fare denoncoi tentativat se si po tjetërsohet Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve në Pogradec. Një nga pronarët e truallit tha për emisionin investigativ se ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm tentuan që t’a privatizonin, por e anuluan kur morën vesh që toka kishte pronar. Më pas e kanë dhënë me qira, ku qiramarrësi ka shtuar sipërfaqen e ndërtimit që ka marrë me qira. Tani synon të gjithë godinën dhe paguan 260 euro në muaj. Fiksi udhëton në qytetin e Pogradecit, në brendësi të Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve, një godinë e vjetër, e ndodhur në pjesën më të bukur të qytetit, shumë afër liqenit. Një nga pronarët e truallit thotë se dy familjeve iu është njohur trualli nga Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit...