Dënimi i ish-krerëve të UCK-së, Berisha: Mbrojtën mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb, në gjykatë duhet të jenë …
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga protesta që po mban përpara Kryeministrisë, bëri thirrje për drejtësi për ish krerët e UÇK-së, për të cilët Prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg në total për ta. Berisha tha se ish krerët mbrojtën mijëra shqiptarë të Kosovës nga gjenocidi serb. Sipas tij, para gjykatës duhet të jenë Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç. “Dje në Hagë prokuroria paraqiti një pretencë kundër ish-udhëheqjes politike të Kosovës, identike me pamfletet e propagandës së verbër ultranacionaliste serbe. Në emër tuaj, i shprehim besimi e plotë gjykatësve, u bëj thirrje të vlerësojnë gjithçka mbi bazën e ligjit de të shpallin pafajësinë e atyre burrave që me heroizëm me guxim mbrotën dhjetëra mijëra shqiptarë nga gjenocidi serb. Zotërinj gjykatës, Ballkani...
Burimi:
sot.com.al