Dekriminalizimi/ Sadushi injoroi verifikimin e kandidatëve për GJK – Prokuroria: KED nuk solli dokumenta për 12 emra
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk ka kryer verifikim të plotë për Dekriminalizimin e të paktën 12 kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese, gjatë vitit 2025. Ky fakt i rëndë përmendet në Raportin e Prokurorit të Përgjithshëm për Gjendjen e Kriminalitetit për vitin e kaluar. Në seksionin që lidhet me rezultatet në procesin e verifikimit të integritetit të zyrtarëve të lartë thuhet se KED-i ka përcjellë një kërkesë për verifikimin e kandidatëve, por pa e shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Për më tepër, siç thuhet në dokumentin e nënshkruar nga kryeprokurori Olsian Çela, “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi nuk plotësoi të metat e evidentuara, edhe pas komunikimit shkresor”. Përgjegjësia kryesore bie mbi kryetarin e KED-it për vitin e kaluar, Sokol Sadushi, i cili është njëkohësisht kryetar i...
Burimi:
sot.com.al