Debati mes blogeres dhe mjekut pediatër përfundon në gjykatë/ Edi Tushe: U përdor emri im, prindërit të mos i referohen rrjeteve sociale për këshilla. Pitarka: Ndihmova prindërit
Debati publik mes blogeres Eliona Pitarkës dhe neonatologut dhe mjekut pediatër Edi Tushe ka përfunduar në dyert e gjykatës. Ishte mjeku pediatër Edi Tushe, i cili përmes një reagimi zyrtar u shpreh se emri i tij po përdoret pa autorizimin e tij. Ai tha se nuk e ka autorizuar Pitarkën apo asnjë person tjetër të përdorë emrin e tij për të promovuar dieta për fëmijë, këshilla ushqimore apo përfitime personale të çfarëdo forme. Menjëherë ka ardhur edhe reagimi nga vetë Pitarka, e cila u shpreh se postimet e saj ishin vetëm informacione të përgjithshme për të ndihmuar prindërit që nuk përballojnë dot klinikat private. Tushe, i ftuar në podkastin “Shëndet me Almën” nga Alma Demiraj, ka thyer heshtjen duke dhënë detaje lidhur me këtë debat...
Burimi:
top-channel.tv