Debatet në gjyqin e Veliajt/ Shtyhet seanca, avokati Plarent Ndreca përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore

Debatet në gjyqin e Veliajt/ Shtyhet seanca, avokati Plarent Ndreca përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore

Erjon Veliaj ka vendosur të mbrohet nga ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, të cilin gjykata e pranoi si avokat të kryebashkiakut në gjykimin e themelit me 30 të pandehur. Por përpara kësaj vendimmarrjeje të ndërmjetme, që i heq avokaten falas, Veliaj pati kundërshtime nga SPAK. Dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani këmbëngulën se Ndreca është pyetur gjatë hetimeve paraprake, por gjykata vlerësoi se ky moment i marrjes së deklaratës së Ndrecës si person në dijeni nuk e bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e Veliajt. Momenti i dytë i përplasjes së avokatit Ndreca me SPAK-un ishte kërkesa që klienti t’i marrë fashikujt sipas ligjit. Ajo që u pa qartë gjatë gjykimit ishte fakti se Veliaj nuk i ka marrë ende fashikujt dhe se ditën e dorëzimit...