Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

Dallëndyshe Bici jep dorëheqjen nga drejtimi i IKMT

Dorëhiqet nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, një largim ky që vjen në një kohë kur në gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike. Dallëndyshe Bici u riemërua në këtë detyrë në korrik të 2024-ës, pas një periudhe të shkurtër në krye të Kadastrës Shtetërore. Në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit do emërohet Adriatik Kupi. Ai ka qenë administrator i Njësisë së Petrelës në Tiranë dhe më vonë drejtor i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes.