Ç’po ndodh me zjarrin te “5 Maji”? Kërkohet ndërhyrja e Ushtrisë, evakuohen banorët, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

Ç’po ndodh me zjarrin te “5 Maji”? Kërkohet ndërhyrja e Ushtrisë, evakuohen banorët, dyshohet se në magazina ka bombola gazi

zjarri te 5 maji TIRANË- Situata ka agravuar me flakët te "5 Maji", pasi zjarri ka marrë përmasa të frikshme duke u përhapur me shpejtësi në mjediset e magazinave të tjera të tregut. Raportohet se për shkak të materialeve tekstile lehtësisht të djegshme, zjarri është vështirë të vihet nën kontroll, ndërsa dyshohet se brenda në magazina ka bombola gazi. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa një pjesë e banorëve në zonë janë evakuuar. Sa i përket dëmeve materiale, është shumë i madh, teksa rrezikojnë seriozisht dhe bizneset e tjera që janë në këtë zonë, pasi raportohet se zjarri është përhapur në një tjetër vatër. Ndërkohë në vendngjarje janë përqendruar të gjitha forcat zjarrfikësve, si dhe janë tërhequr edhe ato që ndodheshin në Durrës për përmbytjet. Gjithashtu...