Çollaku bën deklaratën e fortë: Suel Çela kërkoi arrestime që t’i siguronte PS-së në Elbasan 9 deputetë
Gazetari Basir Çollaku bëri një deklaratë të fortë duke pretenduar se Suel Çela i ka kërkuar Taulant Ballës që të arrestohen emra të caktuar, për t’i dhënë në këmbim PS-së 9 deputetë në qarkun e Elbasanit. Po ashtu sipas gazetarit Çollaku kjo kërkesë ka marrë edhe miratimin e kryeministrit Edi Rama. Gazetari pretendon se komunikime të tilla ndodhen në dosjen hetimore. Duke folur në një studio televizive, Çollaku tha: “Unë kam lexuar një dokument zyrtar, që është në dosje. Flet Suel Çela me gjyqtaren dhe i thotë: ‘I kemi thënë Taulantit, na arresto një, dy, tre emra dhe ne të sigurojmë 9 deputetë për PS-në në Elbasan. Jemi kamikaz për ju’. Ai tha ‘mi shkruaj në një copë letër, t’ia çoj Ramës, ia çoi, mori...
Burimi:
sot.com.al