“Çoja aty fëmijët e saj”/ SKANDAL, rrëfehet shoferi i Ballukut: Vila në “White Rocks” ishte e “shefes”

“Çoja aty fëmijët e saj”/ SKANDAL, rrëfehet shoferi i Ballukut: Vila në “White Rocks” ishte e “shefes”

Për të provuar që vila në kompleksin “White Rocks” në Dhërmi, është pasuri e fshehur e Belinda Ballukut, SPAK ka marrë dëshminë e njerëzve më të besuar të ish-zv.kryeministes. Një prej tyre është Albert Ushe, i cili për 8 vite ka shërbyer si shofer, fillimisht i Ballukut, e në vijim i fëmijëve të ish-ministres së Infrastrukturës. Në rrëfimin e bërë para prokurorëve të posaçëm, Ushe ka shpjeguar se herë pas here fëmijet e Ballukut, që i drejtohet si “shefja” i ka dërguar me kërkesën e saj në një nga vilat e kompleksit “White Rocks”. Aio shpjegon më tej se në vilën F6 në Dhërmi ka dërguar edhe shtetasen me inicialet L.S që është pastruesja e shtëpisë ku jeton Belinda Balluku në Tiranë, afër “Nobis”. Ai...