Çmimi i naftës godet edhe autoshkollat, shqetësimi ngrihet nga operatorët në Elbasan

Çmimi i naftës godet edhe autoshkollat, shqetësimi ngrihet nga operatorët në Elbasan

Rritja e çmimit të karburantit po godet edhe biznesin e autoshkollave. Sipas operatorëve të këtij sektori në Elbasan, nëse situata vazhdon e tillë, ata do të detyrohen ose të rrisin tarifat, duke rënduar më tepër qytetarët, ose të mbyllin biznesin. Drejtuesit e autoshkollave theksojnë se qeveria duhet të marrë masa dhe të kompensojë këtë sektor për çmimet e karburanteve, duke i përfshirë në skemën e subvencioneve. Rritja e çmimit të karburantit prek drejtpërdrejt bizneset që përdorin naftën si lëndë të parë, mes tyre edhe autoshkollat. Nëse kjo situatë vijon, operatorët paralajmërojnë rritje të çmimeve për patentat. Drejtuesi i një autoshkolle në Elbasan, Qani Xhafa, shprehet për Syri TV se, pavarësisht kostove në rritje, aktualisht po punojnë me të njëjtat tarifa, duke ulur ndjeshëm fitimet. Ai...