Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje
Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më të ulëta krahasuar me tregun vendas. Diferenca e konsiderueshme e çmimit ka bërë që kjo të kthehet në një fenomen të përhapur, sidomos në zonat pranë kufirit.Aktualisht, çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut varion nga 140 deri në 160 lekë për litër, ndërsa në Shqipëri arrin deri në 220 lekë për litër. Kjo diferencë prej dhjetëra lekësh për litër i shtyn qytetarët shqiptarë të kalojnë kufirin për t’u furnizuar, duke kursyer ndjeshëm në shpenzimet mujore. Drejtues mjetesh nga zona të ndryshme tregojnë se kjo zgjedhje është bërë pjesë e rutinës së tyre. Një qytetar nga Prrenjasi shprehet se furnizohet një herë në muaj në...
Burimi:
gijotina.com