Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me rritje e çmimeve në vend. Ajo thekson se pasojat e këtij fenomeni janë modeli ekonomik i deformuar dhe politika fiskale e gabuar. Sipas Tabakut, situata aktuale nuk është rastësore, por rezultat i drejtpërdrejtë i mënyrës se si funksionon ekonomia. “Ekonomia sot nuk prodhon më. Ajo mbahet në këmbë nga administrata publike dhe nga ndërtimi. Praktikisht nuk kemi më ekonomi tregu, por një ekonomi të komanduar”, shprehet ajo në “Facebook”. Deputetja thekson se ekonomia shqiptare është kthyer në një “ekonomi të pakicës”, ku përfitimet përqendrohen në një grup të kufizuar, në dëm të konkurrencës dhe prodhimit real. Një tjetër element që Tabaku veçon është pesha e taksave në rritjen e çmimeve. “Rritja e përgjithshme e çmimeve...
Burimi:
gijotina.com