“Çmendet” moti, borë dhe temperatura nën zero, meteorologët tregojnë kur rikthehen ditët me diell
Ftohtë, shi dhe borë, kështu janë kushtet e motit këtë fundjavë, të paktën edhe për 24 orët në vijim, sipas parashikimeve të sinoptikanëve. “Në Europën Qendrore prej disa ditësh ka zbritur masa e ftohtë nga veriu i Europës, duke sjellë dëborë në pjesën më të madhe dhe është futur në pjesën e Ballkanit. Megjithëse situata mbetet e paqëndrueshme, ka një rënie të intensitetit të reshjeve. Reshjet do jenë prezente, por të pakta, në pjesën lindore të Shqipërisë. Në zona malore do ketë reshje në formën e dëborës. Parashikohet që reshjet të vijojnë dhe të shtunën”, shprehet meteorologia, Lajda Porja. Temperaturat kanë rënë ndjeshëm, duke shënuar edhe vlera negative. Sipas meteorologëve, temperaturat e ulëta kanë sjellë borë në zonat malore, të cilat do të vijojnë edhe...
Burimi:
sot.com.al