Çfarë po na fshehin nga lufta në Iran? Eksperti i sigurisë, Arben Çuko: Nëse konflikti përshkallëzohet pritet të…

Çfarë po na fshehin nga lufta në Iran? Eksperti i sigurisë, Arben Çuko: Nëse konflikti përshkallëzohet pritet të…

Konflikti në Lindjen e Mesme ka arritur në një fazë të re dhe tejet të rrezikshme, e cila në gjuhën ushtarake mund të përkufizohet si një impas strategjik. Në një analizë të detajuar në një emision televiziv, eksperti i sigurisë Arben Çuko shpjegon se përplasja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Izraelit dhe Iranit nuk është thjesht një seri sulmesh ajrore, por një luftë e thellë gjeopolitike dhe asimetrike që po ridimensionon balancat e fuqisë në rang global.Sipas zotit Çuko, situata aktuale përshkruhet nga një ndërthurje e propagandës dhe lëvizjeve të ndërlikuara diplomatike, ndërsa në terren zjarri nuk ka pushuar. Armëpushimi i proklamuar nga politikanët, përfshirë deklaratat e ndryshme në Shtetet e Bashkuara, është më shumë një nevojë për deeskalimin e diktuar nga presioni i...