“Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK

“Çfarë idioti ndërkombëtar!”, kryeministri Rama reagon për prokurorin e Hashim Thaçit dhe drejtuesve të UÇK

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar idiot ndërkombëtar prokurorin e Hagës, i cili në fjalën e tij në seancën gjyqësore, tha se ndërkombëtarët nuk e kishin kuptuar se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte maskuar realitetin, lidhur me luftën në Kosovë. Rama ka ndarë pamje në rrjetet sociale, ku tregohet deklarata e bërë nga prokurori. “Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Ëesler Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK. Veçanërisht Rubin dhe Clark treguan që nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të...