Çfarë fshihet pas nismës së Partisë Socialiste për referendumet
Duke folur para asamblesë së Partisë Socialiste të shtunën, kryeministri Edi Rama ritheksoi ambicien e tij për të ndryshuar Kushtetutën me qëllim reduktimin e numrit të deputetëve. Në mungesë të një shumice të cilësuar për ndryshime kushtetuese, Rama hodhi në fushën e lojës mundësinë e referendumit. “Ne do ta zbresim numrin e deputetëve, besoj se për këtë ne jemi vonë, por kemi të gjithë kohën e nevojshme t’i thërrasim shqiptarët në referendum,” tha Rama, duke paralajmëruar një nismë të re ligjore për referendumet. Vetëm tre ditë më vonë, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla prezantoi një projektligj “Për Referendumet në Republikën e Shqipërisë”, që sipas tij do të ishte një mekanizëm shtesë për qeverinë “për t’u këshilluar me zgjedhësit për nismat ligjore të saj”....
Burimi:
gijotina.com