Çështja e detit/ Pritet takimi Erdogan-Mitsotakis gjatë muajit shkurt
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pritet të zhvillojnë një takim gjatë muajit shkurt, sipas deklaratës së ministrit të Jashtëm të Turqisë, Hakan Fidan. Gjatë një konference për shtyp, Fidan bëri të ditur se palët janë ende në fazën e përcaktimit të datës së saktë të takimit. Duke iu referuar pritshmërive nga ky takim, ai theksoi, sipas televizionit grek SKAI, se qëllimi është “zgjidhja përfundimtare e çështjeve të Egjeut”, duke përmendur konkretisht ujërat territoriale dhe shelfin kontinental. Sipas televizionit ANT1, ministri i Jashtëm turk e cilësoi këtë moment si një “mundësi historike” për adresimin e çështjeve të hapura mes dy vendeve. Në këtë kontekst, Greqia dhe Turqia po rifillojnë zyrtarisht dialogun politik dhe të ashtuquajturën Axhendë Pozitive. Ministria e Punëve të...
Burimi:
gijotina.com