Çështja e Detit/ Media greke: Ministri Dendias do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme, Athina dhe Tirana…
Greqia po rrit përpjekjet për të ‘ringjallur’ negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin e zonave detare mes 2 vendeve, me Ministrin e Mbrojtjes Nikos Dendias që do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme, për bisedime të nivelit të lartë që synojnë rifillimin e një procesi që ka mbetur i bllokuar prej vitesh. Kështu ka raportuar media greke “Tovima”, e cila shkruan se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Dendias pritet të takohet me Ministrin e Mbrojtjes të Shqipërisë, Ermal Nufi, dhe Kryeministrin Edi Rama. Po ashtu, sipas medias greke, Athina dhe Tirana po kërkojnë të përfitojnë nga ajo që zyrtarët grekë e përshkruajnë si një fazë pozitive në marrëdhëniet dypalëshe. Artikulli i medias greke: Greqia po rrit përpjekjet për të ringjallur negociatat me Shqipërinë mbi përcaktimin...
Burimi:
sot.com.al