Çështja e 300 familjeve të Elbasanit në Kuvend, Aulona Bylykbashi kërkon ndërhyrje ligjore

Çështja e 300 familjeve të Elbasanit në Kuvend, Aulona Bylykbashi kërkon ndërhyrje ligjore

Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e Partisë Socialiste, Aulona Bylykbashi, ngriti një shqetësim që prek drejtpërdrejt qindra familje në mbarë vendin, mes tyre edhe shumë qytetarë të Elbasanit, mungesën e sigurisë juridike për pronën, ndonëse apartamentet janë paguar dhe banohen prej vitesh.Në një fjalim me tone të drejtpërdrejta, ajo e krahasoi realitetin aktual me periudhën e kaosit urban, kur ndërtohej pa plan, pa standarde dhe pa kontroll. Sipas saj, pasojat e asaj kohe vijojnë të bien mbi familje që kanë investuar kursimet e një jete për të siguruar një shtëpi, kanë marrë kredi dhe kanë shlyer çdo detyrim, por ende nuk pajisen dot me certifikatën e pronësisë.“Janë familje që kanë paguar çdo qindarkë, që jetojnë prej vitesh në apartamentet e tyre, por ligjërisht nuk janë...