Certifikimi i 36 punonjësve, Koçiu: Forcim i integritetit dhe transparencës në institucionet ligjzbatuese përmes partneritetit Shqipëri–SHBA
Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të 36 punonjësve të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të trajnuar në kuadër të Programit ICITAP, si dhe në nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Sigurisë dhe AMP-së. Ministrja vlerësoi bashkëpunimin mbi 25-vjeçar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes Programit ICITAP, duke theksuar se ky partneritet ka qenë thelbësor në rritjen e profesionalizmit, integritetit dhe transparencës së institucioneve ligjzbatuese shqiptare. Gjatë këtyre viteve, mbi 380 oficerë dhe agjentë janë trajnuar, duke kontribuar drejtpërdrejt në forcimin e kapaciteteve institucionale. ”Për qytetarin shqiptar është një lajm shumë i mirë që sot jemi sërish bashkë, jo vetëm për të vlerësuar arritjet, por për të hapur një kapitull të ri bashkëpunimi, me ambicien për...
Burimi:
kohajone.com