“Centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Heqja e statusit të bashkive…

“Centralizim dhe dobësim i pushtetit lokal”/ Zhupa kundër reformës së re territoriale: Heqja e statusit të bashkive…

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar kundër planit të publikuar në media për reformën e re territoriale të parashikuar nga PS, sipas të cilit parashikohet shkrirja e bashkive të Delvinës dhe Konispolit me Bashkinë e Sarandës. Zhupa e cilëson këtë si një tjetër hap drejt centralizimit dhe shpopullimit të jugut, duke theksuar se nuk është reformë administrative, por heqje e përfaqësimit dhe e shërbimeve për qytetarët. Sipas Zhupës, Delvina dhe Konispoli janë pjesë e historisë, identitetit dhe trashëgimisë kombëtare dhe nuk duhet të zhduken si bashki. Ajo u bën thirrje qytetarëve të të dyja zonave, pavarësisht bindjeve politike, të kundërshtojnë çdo plan për shkrirjen e tyre me Bashkinë e Sarandës. Reagimi i plotë i Ina Zhupës: Delvina dhe Konispoli nuk duhet të zhduken...