Çarje në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO)

Çarje në aksin rrugor “Përmet–Çarçovë”/ Bllokohet qarkullimi i automjeteve (VIDEO)

“Përmet–Çarçovë” GJIROKASTËR- Situata e përmbytjeve vijon të jetë problematike në pjesën më të madhe të vendet. Ndonëse rjeshjet e shiut janë reduktuar gjatë orëve të fundit, pasojat që kanë lënë pasë janë të mëdha, kryesisht në infrastrukturën e Qarkut Gjirokastër. Disa akse vijojnë të jenë të bllokuara për shkak të shembjes së dherave apo inerteve.  Aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim për shkak se reshjet e dendura të shiut kanë çarë karrexhatën.  Në terren janë angazhuar efektivë të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, ndërsa së bashku me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar po punohet për vlerësimin e dëmeve, sigurimin e zonës dhe ndërhyrjen teknike për rikthimin e qarkullimit./ZËRI