Çahet rruga te “Ura e Petranit” për shkak të motit të keq, bllokohet qarkullimi në aksin Përmet–Çarçovë
Prefektura e Qarkut Gjirokastër njofton qytetarët dhe përdoruesit e rrugës se, si pasojë e çarjes së karrexhatës për shkak të reshjeve të dendura të shiut, aksi rrugor “Përmet–Çarçovë”, në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Petranit”, është i bllokuar për qarkullim. Në terren ndodhen strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), të cilat po punojnë intensivisht për rritjen e sigurisë, menaxhimin e situatës dhe ndërhyrjen për normalizimin e këtij segmenti rrugor. Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve të Policisë së Shtetit në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për përdoruesit e rrugës, në rast nevoje. Prefektura e Qarkut Gjirokastër apelon për shmangien e...
Burimi:
top-channel.tv