“Busulla ime, ligji”! Shkëlqim Hajdari zyrtarisht prefekt i Tiranës: Mund të jetë detyra ime e fundit…(VIDEO)

“Busulla ime, ligji”! Shkëlqim Hajdari zyrtarisht prefekt i Tiranës: Mund të jetë detyra ime e fundit…(VIDEO)

Shkëlqim Hajdari TIRANË- Shkëlqim Hajdari ka marrë zyrtarisht detyrën si prefekt i Tiranës. Hajdari u emërua në këtë post më datë 6 shkurt, duke pasuar Afrim Qendron, ndërsa këtë të hënë ka marrë zyrtarisht detyrën. Vendimi i qeverisë përforcon ndryshimet në strukturat e administratës shtetërore dhe vjen në kuadër të riorganizimeve të fundit në nivelin e prefekturave. Në fjalën e tij të parë në këtë post, Hajdari është shprehur se do të jetë 'prefekti i të gjithëve', i çdo qytetari të Tiranës dhe pa dallime. Hajdari ka theksuar se udhërrëfyesi në punën e tij do të jetë ligji, teksa shton se kjo detyrë, mund të jetë edhe e fundit pas 35 viteve shërbim në administratën shtetërore. “Kjo frymë e ka bërë Tiranën një frymë të hapur për të...