Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Braho te “Ligjet”: Korrupsioni mbetet fenomen shqetësues

Drejtuesi i SPAK, Klodian Braho po raporton në Komisionin e Ligjeve për punën gjatë vitit 2025. Braho theksoi se lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar po zhvillohet në një terren gjithnjë e më kompleks. Gjatë vitit 2025, SPAK ka hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 577 janë mbartur nga viti 2024, ndërsa 294 janë regjistruar si çështje të reja. Krahasuar me një vit më parë, volumi i hetimeve është rritur me 4.9%, ndërsa janë përfunduar 216 procedime, duke ruajtur të njëjtin ritëm si në vitin paraardhës. Një nga treguesit që, sipas drejtuesit të SPAK dëshmon ndryshimin e qasjes së institucionit është shtimi i hetimeve të nisura kryesisht. Nga 294 procedime të reja, 209 janë regjistruar me iniciativën e vetë SPAK. “SPAK ka hetuar 871 procedime,...