Braçe: PARTIA SOCIALISTE ËSHTË SHTËPIA JONË
Nga Erion Braçe- PARTIA SOCIALISTE ËSHTË SHTËPIA JONË Sot, me Asamblenë e PS5, kemi bërë një mbledhje shumë të mirë, të qetë, duke folur për shqetësime qytetare dhe të vetë partisë në këtë njësi, sy më sy dhe me qëllim të qartë zgjidhjen e tyre. Respekti për mundin dhe sakrificën e gjithkujt në këtë organizatë është jetik për të tashmen dhe të ardhmen. Puna është thelbi ynë dhe për këtë folëm, secili dhe të gjithë bashkë, duke u përqendruar veçanërisht tani – koha ikën dhe nuk kthehet, ndaj vlen shumë tani. Forcimi i PS-së duke u hapur, pranuar dhe përfshirë të majtë që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë e tyre bashkë me PS-në, ishte një tjetër qëllim i mirë për të cilin folëm...
Burimi:
kohajone.com