“Bota gjirokastrite është në zi për ty”, ndërron jetë Roland Çene

“Bota gjirokastrite është në zi për ty”, ndërron jetë Roland Çene

Profesori i njohur gjirokastrit Roland Çene ka ndërruar jetë. Lajmin e konfirmon Ylli Asllani përmes një shënimi në rrjetet sociale, ku mes të tjerash nderon figurën e si krijues, pedagog, dirigjent e muzikolog. Më poshtë shkrimi i plotë i Asllanit. Lamtumirë Roland Çene! Bota gjirokastrite është në zi për ty i dashur Profesor, Qytetar dhe Mik i vyer! Qyteti gurtë ka humbur me ty një nga bijtë dhe personalitetet më të shquar në historinë e tij! I përcjellim Tatjanes, bijës dhe Dorit ngushellime me te ndjera per ndarjen nga jeta te babait të tyre te shtrenjte dhe mikut tonë te paharruar, personalitetit te shquar gjirokastrit, artistit te talentuar dhe qytetarit model Roland Cene! Janë disa humbje si kjo që nuk do të donim ti besonim!...