“Bordi të ndërhyjë, duhen masa emergjente”/ Greta Bardeli: Nafta në 214 lekë/litër, qeveria po zhvat qytetarët…

“Bordi të ndërhyjë, duhen masa emergjente”/ Greta Bardeli: Nafta në 214 lekë/litër, qeveria po zhvat qytetarët…

Deputetja e Partisë Demokratike, Greta Bardeli, ka reaguar ndaj rritjes së çmimit të karburanteve, duke e cilësuar situatën si një tjetër goditje për qytetarët dhe bizneset, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardeli thotë se çmimi i naftës ka arritur në 214 lekë për litër, ndërsa akuzoi qeverinë se po rëndon edhe më shumë barrën ekonomike mbi shqiptarët. Sipas saj, qytetarët po përballen jo vetëm me trafikun e rënduar të sezonit, por edhe me kostot e larta të udhëtimit, duke përmendur tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe rritjen e çmimit të karburantit. Reagimi i deputetes së PD-së, Greta Bardeli: Shikoni pak sa është rritur çmimi i karburantit. 214 lekë, ose e thënë ndryshe 2140 lekë për litër. Kjo periudha...