Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan të hidrokarbureve, nafta nuk do shitet më shumë se 203 lekë/litri

Bordi i Transparencës vendos çmimet tavan të hidrokarbureve, nafta nuk do shitet më shumë se 203 lekë/litri

Ulet me 11 lekë çmimi i naftës në Shqipëri. Në mbledhjen e parë, të zhvilluar këtë të enjte, Bordi i Transparencës vendosi që çmimi tavan i naftës të jetë 203 lekë për litër në të gjitha pikat e shitjes me pakicë, ndërsa benzina do të tregohet jo më shumë se 175 lekë për litër. Vendimi hyri në fuqi prej orës 18.30 dhe duhet të zbatohet nga të gjitha bizneset e tregtimit të hidrokarbureve, deri në mbledhjen e radhës të Bordit të Transparencës. Prej disa ditësh, në të gjitha pikat me pakicë të karburanteve, në Tiranë dhe qytetet e tjera, nafta tregtohej me 214 lekë për litër, ndërsa pati edhe raste kur u shit me 217 lekë/litri. Çmimi i hidrokarbureve në vend u rrit si pasojë...